Këtë të hënë në Shqipëri kanë mbërritur 10.000 doza të vaksinës Sputnik. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se këto doza janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.
Manastirliu ka njoftuar se shumë shpejt do të vijnë dhe shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera.
"Aeroporti Nënë Tereza - Mbërrijnë 10.000 vaksina Sputnik, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed
Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër", ka njoftuar ministrja.
