Nga Shqipëria / E Hënë 22 Mars 2021, 12:12

Gjyshe për herë të parë, Poem Blu ‘i bën’ Xheraldinës dhuratën e veçantë

Me datë 14 dhjetor, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë Poem Blu.

Ardhja në jetë e vogëlushes ka gëzuar dhe nënën e Ledrit, Xheraldinën. Së fundmi, reperi e ka surprizuar me një dhuratë në emër të Poem Blu-së.

Ai i ka dhuruar një jastëk të personalizuar, në të cilin shkruhet: “Gjyshe, sa herë që nuk m’ki afër, përqafoje këtë jastëk”.