Nga Shqipëria / E Diel 21 Mars 2021, 19:07

Marina Vjollca e puth, djali kërkon ta fshijë: Ti ke burrë

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte i ftuar sot babai i një djali me sindromën Down, ku rrëfeu historinë e të birit. Ai ka treguar se Vilsoni, 11 vjeç pëlqen shumë moderatoren e "Klanifornias", Marina Vjollcën.

Për këtë arsye moderatori Ardit Gjebrea e ka ftuar Marinën, për ta surprizuar Vilsonin.

Kur Vilsoni pa moderatoren u gëzua pa masë dhe vrapoi për ta përqafuar. Marina e puthi në faqe, duke i lënë një shenjë me buzëkuq, por Vilsoni kërkoi që t’ja fshijë sepse i bëhet xheloze e dashura duke shkaktuar të qeshura në studio.

Marina Vjollca: Të ta fshi apo do e mbash kujtim?

Vilsoni: Jo.

Ardit Gjebrea: Mos mo ta kishe mbajtur kujtim.

Vilsoni: Jo, jo.

Ardit Gjebrea: Pse ta shikon ndonjë dhe bëhet xheloze?

Vilsoni: Po.

Marina Vjollca: Kush bëhet xheloze more?

Vilsoni: E dashura.

Marina Vjollca: Vilson, nuk jam unë e dashura jote?

Vilsoni: Jo ti ke burrin.

Marina Vjollca: Ku e di ti që kam burrin unë mo?

Vilsoni: Po e di.

Marina Vjollca: E kush është e dashura jote, si e ka emrin?

Vilsoni: Ledi.

Marina Vjollca: Unë po bëhem xheloze.

Vilsoni: Jo, jo mos u bëj.