Çifti shumë i dashur për publikun, Mozzik dhe Loredana janë ribashkuar dhe madje mund të jenë duke menduar për t’u bërë prindër për herë të dytë.

Këtë e ka treguar vetë Loredana, me anë të një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto të këpucëve të vogla të Hanës, të cilat nuk i vijnë më pasi është rritur.

Reperja ka shprehur hapur dëshirën për t’u bërë nënë sërish dhe ndoshta së shpejti do të vijë ndonjë lajm i ëmbël.
“Kam nevojë për një bebush të dytë”, ka shkruar Loredana krahas postimit.





