Një 19-vjeçare me Koronavirus ka sjellë në jetë foshnjën teksa ishte e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
E reja ka lindur me 12 Mars, por lajmi është bërë vetëm sot i ditur nga mjekja Alma Cani. Fatmirësisht ajo dhe foshnja janë mirë.
Mësohet nga 'ABC News' se prej më shumë se 10 ditësh 19-vjeçarja me Koronavirus ishte trajtuar në shtëpi. Mirëpo, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ishte shtruar te “Shefqet Ndroqi” me datë 9 Mars.
