Pak kohë më parë, Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata konfirmuan publikisht lidhjen. Dyshja nuk fshihen më dhe si rrjedhojë nuk i kursejnë as postimet e ëmbla në rrjete sociale.

Për më tepër, Dojna dhe Vlashenti kanë marrë një hap të madh. Ata kanë nisur bashkëjetesën dhe këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja.

Dojna ka publikuar në rrjete sociale një video të motrës së saj, krahas së cilës ka shkruar “Erdhi të më ndihmonte me shtëpinë”.


Ndërkohë, e motra ka publikuar një video tjetër ku shihen Dojna dhe Vlashenti së bashku.






