Nga Shqipëria / E Diel 21 Mars 2021, 00:12

Infektohet me Koronavirus, Tolgahan Sayisman shtrohet në spital

Aktori turk shumë i dashur për shqiptarët dhe njëkohësisht bashkëshorti i Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjete sociale.

Tolgahani ka treguar se është trajtuar në shtëpi për pak kohë, ndërsa tani është shtruar në spital. Ai iu ka kërkuar të gjithëve të bëjnë kujdes pasi kjo është një situatë e vështirë. 

“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, ka shkruar aktori.