Nga Shqipëria / E Diel 21 Mars 2021, 00:12

Si kurrë më parë, Eva Murati këndon në emision dhe na mahniti (Video)

Moderatorja dhe aktorja simpatike Eva Murati ishte këtë mbrëmje e ftuar në emisionin "Soiree", me Jonida Shehun në "ABC News". Kjo puntatë i ishte dedikuar qytetit të saj të lindjes, Elbasanit.

Eva tha se është larguar nga Elbasani para 6 vitesh, për t'u zhvendosur në Tiranë. Ajo tregoi se ka kujtime shumë të bukura nga qyteti i saj i lindjes.

Në fund, moderatorja i surprizoi të gjithë duke shpalosur një tjetër talent të saj. Ajo këndoi këngën "Vajta në Elbasan", së bashku me Alar Band. Eva i bëri të ftuarit për vete me zërin e saj, por nuk dihet nëse ajo ka ndërmend ta vazhdojë më tej pasionin e saj për muzikën.