Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” ishte i ftuar komandanti i UÇK-së, Sheremet Jashari. Gjatë kohës së luftës së Kosovës ai ka pasur në drejtimin e tij një grup ushtarësh të cilët ranë në pritë nga ushtria serbe.

Një ndër ta ka qenë dhe ushtari Bashkim Shkodra. Të dy e mendonin të vdekur njëri-tjetrin dhe sonte u takuan për herë të parë pas 21 vitesh.
“Jo nuk më besohet që ky është gjallë. Komandanti im! Respekte komandant! Më falni shumë për emocionin, jo jo...më falni! Unë nuk iu besoj syve të mi tani. Zoti është i madh", tha ushtari Shkodra.

“Unë s’kam qenë kurrë më i lumtur se sot që po e shoh ushtarin tim gjallë. Për 21 vite nuk e kam ditur ku është. Kam menduar se është i vdekur", u shpreh komandanti.

Ushtari Shkodra ishte plagosur rëndë gjatë luftës dhe kishte marrë dy plumba, njërin prej të cilëve e ka akoma në trup, pasi nxjerrja e tij do e paralizonte. Shokët e luftës e kishin sjellë në Shqipëri që të rikuperohej. Përgjatë këtyre viteve ai kishte pasur një jetë shumë të vështirë. Për shkak të plagës nuk mund të punonte dhe problemet ekonomike i ishin shtuar.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me Fondacionin Humanitar “Golden Eagle” e ndihmuan ushtarin duke i lidhur një pension për 1 vit të tërë.
View this post on Instagram
