Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Mars 2021, 21:09

Sulmuan atë dhe lokalin e tij, Atdheu tregon si ndodhi ngjarja

Pak ditë më parë disa djem i dolën në pritë Atdheut për ta sulmuar. Në lidhje me këtë ngjarje, ai ka folur në një intervistë për “Prive”.

Ish-konkurrenti i “Përputhen” tha se brenda një dite kanë ndodhur dy sulme, fillmisht kanë tentuar të sulmojnë atë dhe më pas i kanë hyrë brenda në lokal.

“Atë ditë unë isha te lokali edhe ishte ora 7 e darkës. Është një rrugë ku lë makinën edhe ika për ta marrë. 3-4 djem filluan të thonin “jo Përputhen, jo pederasta, jo kështu, jo ashtu”. Unë isha vetëm, por ikën. Më pas nga ora 21:00 kanë thyer lokalin. Nuk e di nëse janë ata, se kur pashë kamerën ata ishin shumë të vegjël. Ndërsa ata që dolën për të më sulmuar ishin sa unë me trup. Nuk e di a ka të bëjë apo jo, se në të njëjtën ditë ndodhën të dyja”, rrëfeu Atdheu.