Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Mars 2021, 19:07

Ariana Fejzullahu shtatzënë për herë të pestë? Fotoja që ngjalli dyshimet dhe e vërteta

Përgjatë ditëve të fundit në rrjet është përfolur se Ariana dhe Ermal Fejzullahu do të bëhen prindër për herë të pestë. Shkak për këto aludime u bë një foto e publikuar në Instastory nga Ariana, ku barku i saj dukej pak më i fryrë se zakonisht.

Mirëpo, “Prive” ka zbuluar se ky lajm nuk është i vërtetë. Ariana nuk është në pritje të ëmbël, por “faji” ka qenë i këndit të fotografisë.

Momentalisht, çifti i njohur nuk kanë në plan të bëhen prindër për herë të pestë. Kujtojmë se fëmijët e tyre quhen Arti, Buna, Era dhe më e vogla, Ana. Vogëlushja erdhi në jetë në shtator të vitit 2019.