Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Mars 2021, 15:03

Momenti që nuk patë: Dua Lipa përjetoi situatën e sikletshme në 'Grammy'

Pak ditë më parë Dua Lipa fitoi kupën e tretë nga “Grammy Awards” duke marrë çmimin “Albumi më i mirë i zhanrit pop” për “Future Nostalgia”.

Së fundmi një video e këngëtares është bërë virale në rrjet, teka ndodhej gjatë një paraqitjeje para gazetarëve në prapaskenë. Dua mbytet papritur dhe kollitet duke kërkuar ujë nga dikush afër saj.

Dikush i përgjigjet menjëherë dhe këngëtarja del nga situata e sikletshme.

Dua është komentuar shumë edhe për veshjet e saj në këtë ceremoni, ku fustani me kristale nga Versace mori vëmendje të madhe dhe u shpall si një nga veshjet më të bukura të eventit.