Jasmina e "Përputhen", pak ditë më parë publikoi një story ku dëgjohej duke kënduar, postim i cili ngjalli edhe reagime të shumta.

“U bëtë të gjithë këngëtarë sa u futët aty", shkruante një ndjekës të cilit Jasmina iu përgjigj duke hedhur një kunjë për Melisën, Mevlanin e Julin, të cilët gjithashtu kanë publikuar këngë.

Me përgjigjen e saj Jasmina zbuloi se vjen nga familje muzikantësh dhe ka kënduar që fëmijë.

“E kam shprehur me kohë pasionin për muzikë dhe përpos kësaj, që vij nga një familje muzikantësh e përpos kësaj prap kam video duke kënduar që fëmijë. Gjithsesi nuk keni faj, këngëtarë pafund aty brenda", shkruante konkurrentja.

Së fundmi ajo ka zbuluar se ka lidhje familjare me këngëtarin e mirënjohur Altin Shirën duke publikuar një video të tij e duke shkruar: "Jasha zio".



