Pas suksesit të paprecedentë të dy filmave të tij të parë që risollën në kinema publikun shqiptar më entuziast se kurrë për prodhimin vendas, sfida e re e Ermal Mamaqit duket se është të sjellë të njëjtën eksperiencë për shikuesit këtë herë më një serial.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë përmes një postimi në Instagram. “Shesim seriale”-shkruhet në tabelën që Ermali mban në duar, teksa njofton: “Projekt i ri po vjen…”.

Lajmërimi ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e tij që shprehen të paduruar për të ndjekur sa më parë këtë prodhim të ri, ndërsa xing.al zbulon se Mamaqi do të jetë jo vetëm protagonisti kryesor i serialit por edhe producent i tij, këtë herë në bashkëpunim me producentin e mirënjohur Dritan Huqi, i cili është edhe anëtar i Akademisë së Festivalit Europian të Filmit. Përveç një eksperience të gjatë në industrinë e filmit, Huqi ka korrur sukses edhe në fushën e serialeve si producent i “Komuna e Parisit” në 2009-ën.
Për sa i përket anës kreative, Mamaqi i ka besuar edhe këtë herë bashëpunëtores së tij të ngushtë, skenaristes Klaudia Brahimaj pas suksesit me filmin “I love Tropoja” dhe eksperiencës së gjatë në “Xing me Ermalin” si edhe Bjordi Mezinit, ideator, bashkë-autor dhe regjisor i serialit me eksperienca të ndryshme kinematografike si aktor, por edhe si regjisor e bashkë-autor i serialeve si “Kokrrat” dhe “Dopio”.

Ermal Mamaqit pritet t'i bashkohen disa nga emrat më në zë dhe më të dashur për publikun në rolet e protagonistëve kryesor, të cilët xing.al do t'i zbulojë në ditët në vazhdim.
Ndërkohë që xhirimet sapo kanë nisur dhe pritet që ky serial të shndërrohet në obsesionin e ri të shqiptarëve, si cdo prodhim që mban vulën Mamaqi, të gjithë bizneset e interesuar mund të kontaktojnë me ekipin e marketingut përmes kontakteve të mëposhtme:
E-mail [email protected]
Tel: +355684434458


