Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Mars 2021, 14:02

I infektuar me Covid, vetëvritet 38-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 38 vjeçar shqiptar në Greqi i infektuar me koronavirus i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Theologos në Evia. Trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur nga bashkëshortja dhe vëllai i tij në magazinën e shtëpisë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë fakti që fermeri shqiptar nuk e ka duruar dot presionin e infektimit me Covid.


38 vjeçari shqiptar njihej si një person i mirë nga të gjithë dhe ishte babai i një vajze të vogël 4 vjeç.

Burimi: abcnews.al