Një tjetër humbje është shënuar në radhët e bluzave të bardha nga koronavirusi në vendin tonë. Abc News raporton se viktima është mjekja endokrinologe Valentina Lile, e cila punonte në një poliklinikë në Tiranë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se doktoresha e cila prej ditësh e shtruar në spitalin Covid 2 ka humbur betejën me Covid.
Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e saj në postimet në rrjetet sociale.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 494 raste të reja, dhe kanë humbur jetën 16 pacientë.
