Zv/Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka deklaruar mbrëmjen e sotme se pas mësuesve, nis vaksinimi i gazetarëve dhe policëve. Ajo tha se konsiderohen si pjesë e shërbimeve kritike.
“Sipas planit kombëtar, gazetarët, policia e shtetit dhe të gjithë ata që hyjnë në shërbime kritike do vaksinohen. Është e planifikuar që vaksinimi për këto grupe të fillojë menjëherë pasi të mbarojë vaksinimi i mësuesve", tha Tomini.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë ditës së sotme janë kryer 4998 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
