Nga Shqipëria / E Premte 19 Mars 2021, 23:11

Epike: Arta Nitaj zbulon çfarë i tha në vesh Butrint Imerit

Pak muaj më parë, Butrint Imeri publikoi këngën “Phantom”. Modelja Arta Nitaj është protagonistja në klipin e tij.

Në një pjesë të klipit, ajo shihet duke i pëshpëritur diçka në vesh Butrintit. Ky moment është komentuar shumë në rrjet, por se çfarë i ka thënë, Arta e ka zbuluar vetëm së fundmi.

Ajo ishte e ftuar te “Rudina” në Tv Klan ku ka treguar se i ka thënë këngëtarit t’i bëje letrat gjermane. “Butrinti ka lindur në Gjermani edhe është rritur atje, në vesh i kam thënë “A m’i bën letrat?”, tha Arta.