Sot në "Përputhen" u transmetua takimi i Aristelës me Mevlanin, i cili ngjalli shumë debate në studio. Konkurrentët u shprehën se Aristela po futet në territor të gabuar, në trekëndëshin e dashurisë mes Mevlanit, Ledjanës dhe Antonelës.

E pyetur nëse ka frikë nga hyrja e saj në këtë raport, Aristela u shpreh se ka frikë për Mevlanin por jo për vete.

"Duke qenë se Mevlani është i pavendosur, ka pasiguri te Ledjana, ka pikëpyetje te Antonela, nuk kam frikë të shkel në këtë territor të gabuar. Mund të kem frikë për Mevlanin, po jo për veten time. Se e ftova në takim nuk u martuam", u përgjigj ajo.

Aristela shtoi se nuk e ka problem që Mevlani ndodhet mes Ledjanës dhe Antonelës. "Nuk e kam problem fare, jam e gatshme t'i sfidoj", tha ajo.
View this post on Instagram
