Në puntatën e sotme të "Përputhen", Mevlani rrëfeu sekretet e tij dhe shkeljen e rregullores së programit. Ai tha se është takuar me çunat jashtë, ka çuar disa herë më makinë Antonelën në shtëpi, ndërsa Ledjana i ka shkuar në spital.

"Jam takuar me disa çuna jashtë, me Ledianën më ka ardhur në spital, Antonelën e kam çuar disa herë në shtëpi dhe kemi folur disa herë në telefon", tha Mevlani.

Konkurrenti zbuloi se Antonela ka folur dhe me babain e tij një ditë. "Më tha qenke si kukull, mos hiq dorë", tregoi Antonela.





