Në fillim të këtij muaji Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë, Bota.

Elita dhe Gjiko e kanë prezantuar vogëlushen me publikun dhe ndajnë shpesh momente pranë saj në rrjete sociale. Së fundmi, me anë të një postimi moderatorja ka treguar se kanë nisur dhe "hallet". Ajo nuk fle gjumë për shkak se i duhet të kujdeset për Botën.

Elita ka publikuar një foto ku shfaqet me të bijën, krahas së cilës ka shkruar: "Gjendja e vërtetë: Pa pikë gjumi".




