Nga Shqipëria / E Enjte 18 Mars 2021, 22:10

Afërdita Dreshaj zbulon për herë të parë portretin ëngjëllor të vogëlushit Sky

Me datë 16 Mars modelja Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin e veçantë Sky Blue.

Pak minuta më parë, Afërdita ka zbuluar portretin ëngjëllor të bebushit. Ajo ka publikuar një foto të tij në rrjete sociale, krahas së cilës ka shkruar: “Oh mami të do shumë!”

Modelja ka publikuar dhe një foto tjetër pranë djalit dhe bashkëshortit. “Sky Blue Kindl- ti i ke ndryshuar jetët tona përgjithmonë...zemrat tona po shpërthejnë nga dashuria”, ka shkruar ajo.