Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl u bënë prindër për herë të parë me datë 16 Mars. Modelja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Sky Blue.

Ditën e sotme, familjarët e kanë pritur vogëlushin në shtëpi. Afërdita ka publikuar në rrjete sociale foto nga festa ku shihen tullumbace, arushë dhe karroca e bebushit.

Afërdita dhe i shoqi kanë preferuar që të mos e zbulojnë ende portretin e bebit Sky.




