Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl u bënë prindër për herë të parë me datë 16 Mars. Modelja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Sky Blue.

Ditën e sotme, Afërdita ka publikuar çdo të dhënë nga lindja e djalit. Ajo ka treguar peshën, gjatësinë, datën dhe orën e saktë të lindjes.

Po ashtu, në foto shihen dhe gjurmët e këmbëve të vogëlushit. “Bota jonë”, ka shkruar modelja.




