Koronavirusi i ka marrë jetën stomatologut të njohur në Librazhd, Ndricim Halili. Ai ishte infektuar disa ditë më parë.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur bija e tij, Artemisa Halili, me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Të dashur te aferm dhe miq! Me hidherim, ju njoftojme per ndarjen nga jeta te njeriu tone te dashur, Dr. Ndricim Halili. Homazhet do te mbahen daten 19.03.2021 ne oren 9.00-12.00 tek lokal “Gega” tek Stacioni i trenit", ka njoftuar ajo.

Burimi: "Abc News"
