Nga Shqipëria / E Enjte 18 Mars 2021, 16:04

Gjyshi i Ledrit u nda nga jeta, Sara i dedikon fjalët më të ndjera

Ditën e sotme Ledri Vula humbi një ndër njerëzit e tij më të shtrenjtë, gjyshin. Lajmin e bëri të ditur vetë reperi me anë të një postimi në Instagram.

Ai publikoi një foto në prehrin e gjyshit, duke shkruar: "Kurrë ma në prehnin tond gjysh".

Partnerja e Ledrit, Sara Hoxha i ka dedikuar po ashtu disa fjalë shumë të ndjera. Ajo ka publikuar në Instastory një foto duke kërcyer me të.

“Ndihem me fat që pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti Gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar më ke falë një dashur që sot po më mungon pafund. Gjithmonë e kam thënë që do të isha më e lumtur në qoftë se Ledri bëhet sa gjysma jote. Ty dhe Madhen ju kemi shembull. Jam e lumtur që Poem arriti ta takojë stërgjyshin e saj po aq e trishtuar që nuk mundi të dëgjojë historitë e tua ashtu si unë. Do mbetesh gjithmonë në zemrën tonë”, ka shkruar Sara.