Nga Shqipëria / E Enjte 18 Mars 2021, 15:03

Rama viziton 111-vjeçaren e vaksinuar në Shkodër: Mendjen e paska top

Kryeministri Rama ka vizituar sot në Shkodër, Zenepen, një 111-vjeçare që ka marrë vaksinën kundër COVID. Pasi takoi të moshuarën, Rama hoqi maskën duke thënë se të dy e kanë bërë tashmë vaksinën. 

“E kemi bërë të dy vaksinën. Po e heq maskën. E fortë je. Unë nuk të njihja, por kur pashë që doje të më takoje, erdha.

Domethënë ti je si me lind unë prapë sot dhe me u bë edhe njëherë kaq. Mendjen top e ke. Mos se u lodhe duke folur. Të jesh mirë. Edhe unë u kënaqa”, tha Rama dhe u largua duke i puthur duart dhe ballin.