Nga Shqipëria / E Enjte 18 Mars 2021, 15:03

Oriola Marashi feston ditëlindjen, surpriza dhe dedikimi i Eros Grezdës

Modelja shumë e komentuar e që tërheq gjithnjë vëmendjen me pozat e saj, Oriola Marashi feston sot ditëlindjen. Oriola mbush 25 vjeç dhe në mesnatë është surprizuar nga miqtë.

Miqtë e modeles ishin mbledhur për një darkë, të kuruar në detaje e ku tematikë ishte Perëndesha e bukurisë Venusi/Afërdita, me të cilën ishte zbukuruar edhe torta.

Për këtë mbrëmje, Oriola ishte veshur me një fustan me xixa që i nxirrte në pah format trupore.

Modelja zbuloi se është surprizuar edhe me një kuti me trëndafila në formë zemre.

Ndërsa Erosi i bëri një dedikim me fotot e tyre së bashku, ku shkruante: "Urime ditëlindjen, të dua".