Nga Shqipëria / E Enjte 18 Mars 2021, 12:12

Pas 10 vitesh lidhje, Erion Isai kurorëzon dashurinë në martesë

Erion Isai dhe Ajlin Petrela kanë kurorëzuar sot dashurinë e tyre në martesë. Ishte Ajlin ajo që vendosi të surprizonte Isain në një mënyrë të veçantë Erioni ishte njoftuar nga stafi i bashkisë që drejton se do të celebronte një çift, por nuk e priste që para tij të shfaqej e veshur me fustan nusërie partnerja.

Çifti ka arritur të realizojë dasmën e tyre, për të cilën kishin shprehur dëshirën prej kohësh. Madje e kishin menduar këtë hap ta bënin përpara pandemisë, që anuloi shumë plane.

“10 vjet bashkë Ajlin Petrela . Fryma e dhjetë viteve, të ikura si stinë, më kanë sjellë në jetën time 3 vajzat e mia. I bekuar, përkëdhelur, mbushur, plotësuar, e me plot dashuri”, ka shkruar Erioni.

Erion dhe Ajlin janë prindër të 2 vajzave, Ajër dhe E’dua.