Nga Shqipëria / E Enjte 18 Mars 2021, 10:10

U godit 31 herë me thikë nga bashkëshorti, 28 vjeçarja ishte shtatzënë

Një krim brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Fier, ku një 29 vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 28 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në lagjen Sheq i Madh në Fier, dhe autori i kësaj ngjarje është Demokrat Medinaj, i cili ka qëlluar me thikë 31 herë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj.

 


Burime për abcnews.al bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit 6 dhe 4 vjeç.

Ndërkohë familjarët e 28 vjeçares pohojnë për abcnews.al se viktima ishte 6 javëshe shtatzënë

Ndër të tjera familjarët mohojnë se autori kishte probleme mendore, ku theksojnë se nuk dinë se cili është shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, pasi çifti nuk ka pasur probleme.