Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Mars 2021, 23:11

'Faleminderit për besimin', aktorja e njohur shqiptare regjistrohet si deputete

Aktorja e njohur Adriana Matoshi është regjistruar për herë të parë si deputete e Kuvendit të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Adriana ka publikuar një foto në rrjete sociale, krahas së cilës i ka falenderuar të gjithë për besimin. 

"Për herë të parë u regjistrova si deputete e kuvendit te Kosovës!
Faleminderit për besimin e juaj,shpresoj për një të ardhme të ndritur pë t’gjithë qytetarët e vendit! Kofshim e dalshim faqebardhë me punë të mbara e suksese në të gjitha iniciativat!", ka shkruar ajo.