Pak ditë më parë u mësua se moderatorja shumë e dashur për publikun, Floriana Garo ka ardhur në Shqipëri dhe arsyeja pse ajo ka lënë Zvicrën është politika.

Floriana ka marrë rolin e zëdhënëses në Partinë Demokratike. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në "Abc e pasdites" ku tha se do ta vazhdojë këtë rrugëtim edhe nëse PD-ja nuk i fiton zgjedhjet. Floriana tregoi se postin si zëdhënese ia sugjeroi kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë një komunikimi së bashku.

Përpos politikës, Floriana foli si rrallëherë dhe për jetën private. Ajo tha se është njohur me bashkëshortin në Portofino, prandaj kënga "I found my love in Portofino" është kënga që simbolizon dashurinë e tyre. Mes të tjerash, Floriana u hap dhe rreth planeve për t'u bërë nënë.
“Më tha dikush mos je shtatzanë, por nuk jam shtatzanë. Megjithatë nuk e anashkalojmë mundësinë në të ardhmen”, u shpreh ajo.





