Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Mars 2021, 19:07

I paragjykuan për emrin e vajzës, Elita Rudi ka diçka për të thënë

Në fillim të këtij muaji Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë, Bota.

Në një intervistë për ndjekësit në rrjete sociale, Elita ka treguar se ajo dhe Gjiko janë paragjykuar shumë për emrin që i kanë lënë së bijës. Për të gjithë këta njerëz, moderatorja ka shtruar një pyetje.

“Po shumë! Por i kisha pyetur ata që paragjykojnë pse është e pranueshme emri Ylli, Marsi, Venera, Bora, Dielli etj e jo Bota?”, ka shkruar ajo.