Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Mars 2021, 17:05

Shtatzënë për herë të dytë? Reagon Xhensila Myrtezaj

Përgjatë ditëve të fundit në rrjet është përfolur se këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël. Këto aludime nisën nga një koment i blogeres shqiptare, Vjosa Muriqi.

Blogerja publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur dhe Xhensila i komentoi “Urime zemër”. Ndërkohë, Vjosa shkroi “Urime edhe ty”, duke i bërë të gjithë të dyshojnë.

Mirëpo, si përgjigje ndaj këtyre aludimeve, Xhensila ka publikuar një video nga palestra. Ajo shihet në super formë dhe shumë elegante.