Konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana është përfolur për një lidhje jashtë emisionit, dyshime të cilat nisën që pasi ajo publikoi për Shën Valentin një kuti me trëndafila dhe një letër nga dikush që i shkruante se i mungon.

Ledjana i hodhi poshtë lajmet se ajo mund të ishte në një lidhje, por së fundmi në media e rrjete sociale qarkulloi një foto ku aludohej se ishin mesazhe të Ledjanës me partnerin e saj jashtë emisionit. Ky i fundit i kërkonte të linte “Për’puthen” dhe ta ndihmonte të dilte nga burgu. Ndërkohë, në mesazhe Ledjana i përgjigjej se po bënte thjesht lojë në emision dhe nuk i pëlqente vërtetë Mevlani.

Këtë lajm e postoi edhe opionionisti Olti Curri në Instagram, ku shkruante: “Ledjana, vajza e parë që shfaq ndjeshmëri aty, me lekët e Giveaway do nxjerrë të dashurin nga burgu. Unë do marr pjesë tek loja e saj.”

Ledjana ka ripostuar foton e Oltit duke shkruar: "Merrni pjesë të gjithë se është tepër e rëndësishme", shoqëruar me emoji duke qeshur.




