Ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare, aktori i njohur Henry Darrow i njohur për rolin e tij në filmin “The High Chaparral”.

Ka qenë publicisti dhe miku i tij, Michael B. Druxman. i cili konfirmoi vdekjen e aktorit.

“Sapo mësova se klienti im ka vdekur në moshën 87 vjeçare. Pusho në paqe miku im. Do të na mungosh”, shkroi Michael B. Druxman.
Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende.

Darrow u bë shumë i famshëm me rolin e tij në filmin "The High Chaparral", i cili u transmetua në NBC nga 1967 deri më 1971. Ai la pas bashkëshorten Lauren Levian.

