Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Mars 2021, 16:04

Prej ditësh i intubuar, Covidi i merr jetën biznesmenit shqiptar në moshë të re

Koronavirusi i ka marrë jetën një biznesmeni të njohur në Vlorë, Lorenc Gavani. Ai ishte pronar i një "Fast Food-i" në këtë qytet.

Burime për "Fax Web" bëjnë me dije se i ndjeri po kurohej që prej fundit të muajit janar në kryeqytet, ndërsa përgjatë ditëve të fundit ishte intubuar.