Koronavirusi i ka marrë jetën një biznesmeni të njohur në Vlorë, Lorenc Gavani. Ai ishte pronar i një "Fast Food-i" në këtë qytet.
Burime për "Fax Web" bëjnë me dije se i ndjeri po kurohej që prej fundit të muajit janar në kryeqytet, ndërsa përgjatë ditëve të fundit ishte intubuar.

