Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Mars 2021, 14:02

U filmua me barkun e rrumbullakosur, Fjolla Morina flet për herë të parë për shtatzëninë

Prej disa ditësh është përfolur se Fjolla Morina është në pritje të ëmbël. Shkak u bënë fotot e fundit ku këngëtarja shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Këto thashetheme i shtoi edhe Fisniku, i cili publikoi dje një video gjatë udhëtimit me avion, ku Fjolla shfaqej duke fjetur, mirëpo në sy binte barku i rrumbullakosur i këngëtares.

Megjithatë Fjolla ka reaguar për herë të parë pas lajmeve që qarkulluan, duke mohuar për “Revistën Who” se ajo është shtatzënë për herë të tretë.