Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Mars 2021, 11:11

Tjetër humbje nga bluzat e bardha, Covid i merr jetën infermieres nga Lushnja

Ka humbur betejën me Covid infermierja Nurie Baçe në moshën 59-vjeçare. Lajmi është bërë me dije nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë. Në njoftim thuhet se Baçe shërbente si infermiere në qytetin e Lushnjes.

“Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH. Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja, Zj.Nurie Bace, 59 vjeç, e prekur nga covid-19.

Dashuria për profesionin, shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.