Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë modelja me një postim në Instastory ku shfaqet duke mbajtur bebushin në krahë teksa së bashku me Jakubin i dhurojnë puthje.

"Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri", shkruan Afërdita teksa pritet që në vazhdim të zbulojë edhe emrin që çifti i ka vendosur djalit.

Pak kohë më parë në një intervistë për "Revista Who", Afërdita ka treguar se fëmija ka ardhur pa planifikim.
“Jo nuk patëm një periudhë të gjatë që e dëshironim një beb. Ne ishim duke shijuar njëri-tjetrin dhe dashurinë tonë. Ndodhi që bebi vendosi të vinte shpejt dhe ne s’mund të ishim veçse shumë të lumtur”, ka thënë Afërdita.

Modelja ka treguar edhe momentin kur mësoi se është shtatzënë:
“Ahhhhh! Momenti i testit. E mbaj mend si tani: Po bëhesha gati për palestër, Jakub ishte në krevat duke parë televizor. Bëra testin dhe bërtita me të madhe: “Oh my god, I’m pregnant”. Jakub erdhi me vrap, bëmë edhe dy teste të tjerë për të qenë të sigurt dhe akoma nuk arrinim ta besonim deri sa shkuam te doktori për ta konfirmuar. Mora vesh që jam shtatzënë ekzaktësisht një javë para ditëlindjes time. A mund të kisha marrë dhuratë më të bukur se kaq?”.

Afërdita e ka ndjerë që në fillim se do bëhej me djalë ndërsa Jakubi mendonte se ishte vajzë.
“Në fakt, Jakub mendonte gjithë kohës se ishte vajzë, mami mendonte se ishte vajzë, kurse unë thoja është djalë, po ashtu dhe Jehona… Nuk e di pse e ndjeja që ishte djalë! U gëzova që do të jetë djalë dhe shok në të njëjtën kohë për Jakub, që ta marrë me vete në hockey dhe t’i rrëfejë botën. Të bëhet si i ati, për mua do ishte lumturia më e madhe”, ka thënë Afërdita.

