Sipas BE nuk ka asnjë provë se AstraZeneca shkakton mpiksjen e gjakut, faktor për të cilin 14 vende evropiane ndaluan përdorimin e vaksinës.

Agjencia Evropiane e Barnave tha se janë të bindur që injeksionet me vaksinën AstraZeneca duhet të vazhdojnë. Ekspertët e sigurisë thonë se një numër shumë i vogël i njerëzve kanë pasur çrregullime të gjakut, por nuk ka asnjë indikacion që këto ishin shkaktuar nga vaksina të cilën 11 milion njerëz tashmë e kanë bërë në Britani.

"Ne jemi të bindur se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19 e tejkalojnë rrezikun e këtyre efekteve anësore", tha shefi i Agjencisë Emer Cooke.
Italia pranoi se pezullimi i vaksinace të AstraZeneca ishte një veprim politik ndërsa mjekët francezë akuzuan Emmanuel Macron për panik dhe një ligjvënës gjerman tha se ndalimi i vaksinës mund të shkaktojë një katastrofë.

Gjermania u përpoq të justifikonte lëvizjen e saj duke thënë se një lloj i veçantë i mpiksjes së gjakut kishte ndodhur shtatë herë në mesin e 1.6 milion njerëzve të vaksinuar. Ndërkohë vetëm katër raste të tilla janë identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga 11 milion doza.

Ministria e shëndetësisë në Belgjikë tha se do të vazhdojë përdorimin e vaksinës sepse është në një garë me kohën për të mbrojtur popullsinë e saj.
Midis 17 milion njerëzve në të gjithë Evropën që kanë marrë vaksinën ka pasur 37 raporte të mpiksjes së gjakut, që ekspertët thonë se është shumë më poshtë se niveli i pritur.
OBSH-ja gjithashtu ka hedhur poshtë shqetësimet duke thënë se nuk ka asnjë arsye për të mos përdorur AstraZeneca.

