Graciano Merkaj ishte në vëmendje të mediave pas deklaratës së tij në emisionin “Për’puthen”, ku tha se është biseksual dhe se ka punuar si zhigolo. Ish konkurrenti ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tha se nuk është penduar aspak pasi është diçka që e ka bërë me dëshirë dhe për më tepër ka patur mbështetjen e familjes.

“Në fillim e nisa për para dhe pastaj vdes pak të eksploroj. Kanë qenë mbi 65 vjeçe. Nuk krahasohem me plakat e Shqipërisë, janë yje dhe më të mbajtura. Vetëm hera e parë ka qenë e vështirë pastaj është profesion më vete”, tha Graciano.

I pyetur nga moderatori Alban Musa nëse ka patur ngacmime nga politikanë shqiptarë, Graciano tha:
“Politikanë të mirëfilltë jo, por njerëz me pozitë. Ndërmjet shoqërisë time, edhe ndërmjet telefonit. Më kanë kërkuar marrëdhënie seksuale për më tepër“, u shpreh ai.
