Nga Shqipëria / E Martë 16 Mars 2021, 13:01

Graciano rrëfen jetën si zhigolo: VIP-at shqiptarë që më kanë ngacmuar

Graciano Merkaj ishte në vëmendje të mediave pas deklaratës së tij në emisionin “Për’puthen”, ku tha se është biseksual dhe se ka punuar si zhigolo. Ish konkurrenti ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tha se nuk është penduar aspak pasi është diçka që e ka bërë me dëshirë dhe për më tepër ka patur mbështetjen e familjes.

“Në fillim e nisa për para dhe pastaj vdes pak të eksploroj. Kanë qenë mbi 65 vjeçe. Nuk krahasohem me plakat e Shqipërisë, janë yje dhe më të mbajtura. Vetëm hera e parë ka qenë e vështirë pastaj është profesion më vete”, tha Graciano.

I pyetur nga moderatori Alban Musa nëse ka patur ngacmime nga politikanë shqiptarë, Graciano tha:

“Politikanë të mirëfilltë jo, por njerëz me pozitë. Ndërmjet shoqërisë time, edhe ndërmjet telefonit. Më kanë kërkuar marrëdhënie seksuale për më tepër“, u shpreh ai.