Nga Shqipëria / E Martë 16 Mars 2021, 11:11

Gruaja e 'Osmanit' i mahnit të gjithë me pozat, por i dështon fotoshopi

Burak Ozçivit i njohur si "Osmani", nga seriali i suksesshëm që transmetohet në TV Klan dhe Fahriye Evcen janë një nga çiftet më të pëlqyer e të komentuar. Çdo veprim i tyre kthehet në lajm dhe sidomos pozat e fundit të Fahriyes.

Aktorja 34-vjeçare ka pozuar e veshur me pantallona të zeza lëkure dhe një body të bardhë. Mirëpo fansat menjëherë kanë kapur një detaj duke e akuzuar për fotoshop. 

Dera pas Fahriyes është shtrembëruar, detaj i cili i ka shpëtuar aktores dhe e ka postuar foton.

Pavarësisht këtij "dështimi" të vogël, fotot e Fahriyes kanë marrë mijëra pëlqime.