Një ngjarje e rëndë është raportuar Itali. Në pranga ka përfunduar një 36-vjeçar shqiptar.
Ai ka tentuar të qëllojë me thikë bashkëshorten 30-vjeçare para policisë që ishte thirrur pas një sherri në familje. Gruaja kishte telefonuar policinë nga frika se mos 36-vjeçari lëndonte atë dhe dy fëmijët e tyre, 4 dhe 7 vjeç.
Ajo ka deklaruar se i shoqi ishte i dhunshëm dhe me fëmijët. Deklaratat e saj janë mbështetur dhe nga fqinjët.
Teksa policia po e shoqëronte, shqiptari ka tentuar të qëllojë me thikë në stomak gruan, duke bërtitur “Do të të djeg të gjallë!”.
Burimi: "ABC News"
