Nga Shqipëria / E Hënë 15 Mars 2021, 22:10

‘Të zbyth për b*thësh’, qytetari: Shkova të mjekohesha në QSUT, u dhunova nga mjeku

Një qytetar i quajtur Gerald Bajraktari ka denoncuar një rast të rëndë në emisionin “Stop”. Ai ka deklaruar se me datë 6 Mars 2021 ka shkuar në urgjencën e kardiologjisë në QSUT, pasi i ishte ngritur tensioni, dhe është dhunuar nga mjeku kardiolog.

Qytetari ka treguar se kishte ethe dhe në këto kushte i ka kërkuar mjekut një batanije. Mirëpo, sipas tij, ai i është përgjigjur me arrogancë dhe i ka qëlluar në fytyrë me pëllëmbë.

“Më ka thënë se nëse ti ke ethe ‘unë të zbyth për b*thë jashtë’ dhe ka urdhëruar stafin dhe infermierët jashtë me barelë dhe më la në çadër. Për kokëfortësinë e tij. Unë i kam thënë se ti je duke u paguar në punë me taksat tona dhe kjo nuk është e hijshme. Unë kam pasur telefonin në dorë dhe ka thënë se unë kam qenë kameraman dhe ka urdhëruar që të më nxirrnin jashtë. Më nxorën jashtë në çadër, për arsye dhe kapriço të doktorit dhe kanë kapur për fyti babain tim. Në çadër ka ardhur sërish doktori dhe më ka bërë sërish presion”, tregoi ai.

Pas denoncimit, qytetari ka biseduar sërish me mjekun, i pajisur me një kamër të fshehtë.

Mjeku, Elton Çalliku: Nga ana njerëzore, po ta them sinqerisht, në atë moment, neve sapo na erdhi një lajm i rremë, që një mjek, shoku ynë, që është i intubuar në Turqi, që ky mjek ka vdekur dhe unë isha i tronditur nga ana shpirtërore, njerëz jemi edhe ne.

Denoncuesi: Po ne të tjerët, duhet të vdesim? Duhet të më trajtosh si kafshë, si kavie? Pse më kërcënove babanë?

Mjeku, Elton Çalliku: Kur më the: “Kam ethe”,unë ta thashë me shprehje popullore, ti e more për keq, “Të zbyth te çadra!”.

Denoncuesi: “Të zbyth për b*thësh!”

Mjeku, Elton Çalliku: Po jo, mor burrë!

Mjeku, Elton Çalliku: Të thashë: “Të zbyth te çadra”, dëgjo mua doktorin, se unë e di, se çfarë kam thënë.

Mjeku, Elton Çalliku: Me protokoll, pacientët, që dyshohet, se kanë temperaturë, se ethet temperaturë japin. …, Ti ma more për keq fjalën.

Denoncuesi: Pse më gjuajte me shpullë?

Mjeku, Elton Çalliku: Nuk të kam gjuajtur me shpullë.

Denoncuesi: Ti më ke gjuajtur këtu në faqe.

Denoncuesi: Babit tim i ka  gjuajtur në stomak infermieri  i shëndoshë.

Mjeku, Elton Çalliku: Ke bërë  një gjest, që është i ndaluar me ligj, që të filmosh…

Denoncuesi: Mund ta çosh telefonin tim në Izrael, ku të duash, unë e kam mbajtur në këtë pozicion.

Mjeku, Elton Çalliku: Kam tentuar të të heq telefonin. Në qoftë se të ka hasur dora, të  kërkoj ndjesë.

Denoncuesi: Më ke gjuajtur në fytyrë.

Mjeku, Elton Çalliku: Kam patur qëllim të të heq telefonin.

Denoncuesi: Të kam thënë, se telefoni im është privat dhe nuk ke bythë ti, ta prekësh me dorë.

Mjeku, Elton Çalliku: Në këtë situatë jemi acaruar të dy.

Denoncuesi: Ti duhet të jesh edhe psikolog, edhe doktor. Tani, unë si të bëj? Të vdes? Babanë tim, pse e kërcënuat, i the: “Të shuaj si fis!”. Pse e  kapi prej fyti, infermieri i shëndoshë?

Mjeku, Elton Çalliku: Sepse tentoi të më gjuajë mua.

Denoncuesi: Jo, ti më gjuajte mua dhe kur sheh fëmijën të sëmurë… e ka kapur prej fyti dhe ka disa shenja në stomak.

Denoncuesi: Mua më prekin fjalët. Kur të kam thënë, që unë jam Gerald Bajraktari, ke ardhur dhe më the, se është një keqkuptim.

Mjeku, Elton Çalliku: Shko zgjidhe! Në qoftë se ne sqarohemi kështu dhe jemi “ok”, në qoftë se jo, ka ligj për këto punë.

Denoncuesi: Ok, në rregull. Kalofsh mirë! Respekte, thjesht që ti e pranon.

Në një prenoncim për "Stop" mjeku ka deklaruar se pretendimet e qytetarit, se është goditur me qëllim nga ana e tij, janë të pavërteta.

Burimi: "Tv Klan"