Nga Shqipëria / E Hënë 15 Mars 2021, 21:09

Vijnë në Shqipëri 9.360 vaksina të tjera nga Pfizer, Manastirliu jep lajmin e mirë

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Shqipëri 9.360 doza të vaksinës Pfizer. Vaksinat janë pritur nga ministrja Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj.

Manastirliu u shpreh se këto vaksina do të përdoren si doza të dyta për ata që e kanë marrë të parën. Ajo tha se me kontratat e tjera vaksinimi do të shtrihet në të gjithë kategoritë.

“Janë vaksinat që vijnë nga kontrata jonë me Pfizer. Vijojmë me dozat e dyta. Do të përmbyllim gjithë pjesën e vaksinimeve të kryera për stafet mjekësore, të moshuarit, stafet e shtëpive të të moshuarve dhe atyre mbi 80 vjeç. Prej prillit, vijon lëvrohet kontrata. Vijojmë edhe me vaksinimin e personave mbi 80-vjeç. Presim që dhe me kontratat e tjera të kemi një intensifikim vaksinimi dhe shtrirje në të gjithë kategoritë, pasi pas përfundimit të +80 vjeç, ulim fashën në +75 vjeç, ato me sëmundje kronike edhe kategoritë e tjera", tha ministrja.