Nga Shqipëria / E Hënë 15 Mars 2021, 21:09

Pas daljes nga 'Përputhen', Fationi dhe Andi i paskan vënë vizën njëri-tjetrit

Ish-konkurrenti i 'Përputhen', Fation Kuqari është shumë aktiv në rrjete sociale. Së fundmi, ai ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, ku iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

Një ndër ta e ka pyetur rreth Andit dhe raportit që ka ruajtur me të pas largimit nga "Përputhen". Fationi ka treguar se ai dhe Andi i kanë ndërprerë të gjitha kontaktet.

"Shumë pyetje të tilla. Nuk kam asnjë kontakt. Nuk flas", ka shkruar ai.