Nga Shqipëria / E Hënë 15 Mars 2021, 19:07

'Mos kalo në ofendime', Blerimi bën për të qarë Ledjanën, ja çfarë i tha

Në puntatën e sotme të "Përputhen" Ledjana debatoi me Blerimin, një debat i cili përfundoi në lot. Blerimi u ankua se për shkak të Ledjanës dhe Mevlanit, nuk u realizua takimi i tij me Antonelën, e cila ka kërkuar pauzë nga programi.

"Unë ngela pa takim nga faji i këtyre", tha Blerimi. "Në momentin që unë nuk ndihem mirë nuk do rri të qaj para teje. Unë kam dalë diku që të mos më shikojë njeri, ishin ata që vinin nga pas", u përgjigj Ledjana.

"Sa herë në ditë emocionohesh ti?", e pyeti më pas konkurrenti, i cili shtoi se ajo ka nevojë për qetësues. "Merr qetësues dhe je në rregull", i tha ai. Këtë replikë Ledjana e mori si ofendim dhe u përlot në studio.

"Mos kalo në ofendime po të them. S'ke pse të më thuash mua kam nevojë për qetësues apo jo", iu kthye ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)